Ministrja për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të PD dhe LSI-së në kohën e pandemisë dhe për tenderat.Sipas saj, “Qeveria nuk është marrë vetëm me qese edhe pse është ndërmarrje e bashkuar e bashkive dhe Shtabit të Emergjencave. Kryetarët e bashkive i kanë të gjitha listat e njerëzve me ndihmë ekonomike, dhe pensionistëve. Qeveria ka nxjerrë 45 urdha, që bizneset e vogla edhe pse nuk janë mbyllur me ligj të mos paguajnë qira në prill-maj”.
Spiropali shtoi ndër të tjera se, “ Zoti Basha ka kopjuar stilin e zotit Murrizi në të folur, po Murrizit i shkon se nuk është përlyer në tendera. Zoti Basha kur ka shkuar në gjyq për tenderat, e dini ju është shmangur me raport shëndetësor. Kur flasim për tendera flasim sic dinë ata 7×7=42. Flasin për habira që vetëm ata i sajojnë, për të mos folur për atë partinë tjëtër që nxjerr aty një mjek politikan që i bën të gjitha corbë se në kohën e tyre deti ishte kos, i shtonin dhe pilaf, merrnin ndonjë lugë të tërë. Kontratat tona nuk janë sekrete, janë publike, janë aty për t’i parë të gjithë”,- tha ajo.