Zbulohet identiteti i 24 vjecarit të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjermanisë pasi rezultonte në kërkim ndërkombetar për veprën penale pjesëmarrje në organizata të huaja terroriste. Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanËeb” se 24 vjecari nga Taxhikistani quhet Komron Zukhurov.
Nga kontrolli në sistemin TIMS rezulton se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kesaj periudhe rrinte në një shtepi me qera shumë pranë qendrës së Tiranës. Ai u arrestua pasditen e djeshme në bulevard “Zogu i Parë” nga forca të Antiterrorit.
24-vjeçari Zukhurov, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).