Kallëzohet penalisht në SPAK ish- kryebashkiakja socialiste e Gramshit, Luljeta Dollani

0
891
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Efektet e institucioneve të reja të drejtësisë kanë filluar të godasin ish zyrtarë të lartë dhe aktualisht në pozicione të larta drejtuese, ish kryetar partie ose nënprefekt.

Kontrolli I Lartë I Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-kryetaren socialiste të Gramshit, Luljeta Dollani.

Pas përfundimit të auditimit, KLSH- ja e ka kallëzuar Dollanin për shpërdorim detyre e abuzim me fonde publike.  Gjatë hetimit administrative të kryera nga ekspertët e Kontrrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka konstatuar shkelje me procedurat e prokurimeve publike.  Në periudhën 2017-2018 Bashkia Gramsh ka bërë 46 prokurime, nga të cilat 10 prej tyre afro 60% rezultuan me problem serioze me ligjin.

Sipa burimeve zyrtare Prokuroria e Elbasanit ka shpallur nga ana e saj moskompetencë lëndore për dosjen Dollani e cila e ka dorëzuar atë në Prokurorinë Speciale Anti Korrupsion, SPAK për hetime të mëtejshme ku referuar të njëjtave burime zyrtare rezulton të jetë në hetim me Nr….

Dosja regjistruar në Prokurorinë e Posaçme.

Jo vetëm kaq por KLSH- ja I ka kërkuar organit të akuzës që të shtrijë hetime edhe te disa punonjës të tjerë të këtij institucioni si anëtar të komisionit të prokurimeve, të konstatuar me shkelje dhe të përfshirë në këtë afire korruptive, ndër ta dhe Sekretari I Përgjithshëm pranë bashkisë, Adnand Shuli, njëherësh dhe kryetar I komisionit të Prokurimeve Publike për të gjitha tenderat e sipërcituar, që e rëndojnë me përgjegjsi penale zyrtarin në fjalë për këto shkelje të kryera në mënyrë konstante dhe periodike.

Luljeta Dollani mban aktualisht postin e nënprefektes dhe njëkohësisht dhe antare e këshillit bashkiak Gramsh, në shkelje flagrante të ligjit, pasi funksioni I nënprefektes është I papajtueshëm me çdo mandate zgjedhor.

Gjatë ushtrimit të mandatit të saj si kryetare bashkie e qytetit të Gramshit, por ky zyrtar ka dhënë leje në kundërshtim me legjislacionin për ndërtimin e dhjetrave HEC- eve në rrethin e Gramshit.

Po kjo situate me ritme të frikshme vazdhdon dhe në situatën e sotme, ku në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak, me propozimet e kësaj të fundit janë dhënë leje në zonat e mbrojtura duke dëmtuar ekonominë e banorëve në fshatrat ku do të ndërtohen këto vepra.

Zjarr Tv Ad