OFL sekuestron 1.2 mln litra naftë në Durrës, videoja ku u vihet shiriti depozitave

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit sekuestron 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës.

Operacioni është kryer mbrëmjen e djeshme së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve.

Nafta dhe magazina janë në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

Sipas OFL-së, këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin  nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”.

“Por pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit”.

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë.

OFL nënvizoi se do informojë në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili sipas tij tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre.

Policia publikon videon e operacionit të sekuestrimit të depozitave.

Zjarr Tv Ad