Kurba: 12 raste të reja: në Krujë, Kamëz, Shkodër e Tiranë

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë me COVID-19 raporton ministria e Shëndetësisë.

Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara:
Në Fier 3 të prekur

3 në Krujë,

3 në Kamëz,

2 në Shkodër

1 rast në Tiranë

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.

Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

36 te shtruar-  Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

COVID-19 – Statistika (6 Maj 2020)

Teste të kryera           9531
Raste pozitive              832
Raste të shëruara         595
Raste Aktive                 206
Humbje jete                   31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                             98
Krujë                               69
Shkodër                          16
Kamëz                              6
Kurbin                              4
Elbasan                            3
Fier                                  3
Mirditë                            2
Berat                               2
Durrës                             1
Korçë                               1
Lezhë                               1

Zjarr Tv Ad