”Nuk kemi marrë shpërblimin”, punonjësit e qendrës sanitare në Durrës dalin në protestë: Drejtoresha ia jep atyre që do vetë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot protestojnë pasi çdo ditë rrezikojnë me punën e tyre në këtë situatë pandemie, ndërkohë shteti nuk i jep shpërblimet e premtuara, ata janë punonjësit e qendrës sanitare në Durrës. Sipas vendimit nr.207 datë 07/03/2020 për dhënien e shpërblimit të personelit mjek, infermier dhe punonjës të tjerë, punonjësit deklarojnë se këtë shpërblim nuk e kanë marrë ata që duhet, por ata që ka përcaktuar drejtuesi i ndërmarrjes.

”Drejtoresha nuk na jep as listën se kush përfiton këto shpërblime, ndërkohë ne jemi personeli i cili kemi dalë në vijë të parë të luftës. Ka një urdhër nga ministria për personat e përcaktuar se ku kanë punuar dhe si kanë punuar, por këtu nuk zbatohet. Drejtoresha jonë nuk ka zbatuar asnjë urdhër të ministres, ne nuk e dim kujt i shërben ajo pasi neve nuk po na shërben. Jemi 22 veta personel të cilët pavarësisht se jemi në vijë të parë, nuk kemi përfituar asnjë shpërblim.”- thotë një punonjës i qendrës sanitare Durrës.

Zjarr Tv Ad