“Të pezullohen efektet e VKM per Teatrin Kombetar”, Këshilltari ligjor i Metës shpjegon kërkesën në Kushtetuese

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese sërish për çështjen e Teatri Kombëtar. Këshilltari juridik i presidentit, Bledar Dervishaj bëri dorëzimin e kërkesës me objekt  shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave që kalon godinën e teatrit në pronësi të bashkisë.

“Presidenti kërkon pezullimin e efekteve të këtij akti derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet. Të ndalohen jo vetëm efektet e e këtij vendimi që kalon të drejtën e pronësisë por çdo veprim administrativ dhe i autoriteve shtetërore që cënojnë godinat e Teatrit Kombëtar” u shpreh Dervishaj për Zërin e Amerikës.

Implikimi i kësaj VKM është e nivelit kushtetues dhe për këtë arsye ka “dorëzuar me shumë dëshirë kërkesën” u shpreh Dervishi duke sqaruar më tej.

“Kërkesa e dytë është një kërkesë e mëvetshme, por argumentet mbeten të njëjtë. Godina paraqet interes të lartë publik kombëtar dhe prishja e saj ka efekt të drejtëpërdrejtë në humbjen e disa aseteve që konsiderohen trashëgimi kulturore dhe identitet tonë kombëtar. Implikimi i kësaj VKM është e nivelit kushtetues dhe për këtë arsye presidenti ka dorëzuar me shumë dëshirë kërkesën”

 

 

Zjarr Tv Ad