Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Duket se protestës së Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit do ti bashkohet edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me Aleancën, ndërsa thotë se nxit një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit.
Postimi i Ilir Metës
Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.
Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.
Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.