Pak orë nga mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore (ora 17:00) ndërkombëtarët kanë intensifikuar takimet dhe mesazhet drejtuar palëve politike me qëllim gjetjen e “kompromise konstruktive”. Gjithashtu ata janë gati te ofrojne mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike.
Takimet intensive te ambasadores SHBA- Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim mbajti një takim me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Takimet kanë qenë të veçanta.
Burimet nga Ambasada Amerikane bëjnë me dije se zonja Kim është takuar edhe me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylkbashin, ndërsa pritet që të takohet me Petrit Vasilin gjatë drekës.
Takimet dhe mesazhet
Zyra e shtypit e Kuvendit informon se takimi i Kryetarit te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi me Ambasadoren e SHBA-se u be me kërkesën e saj. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese.
Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja.