Shënohen dhe 23 raste të reja me koronavirus, 26 po trajtohen në spitalin infektiv

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kurba e të infektuarve prej disa ditësh vijon të jetë e sheshtë, duke numëruar mbi 20 raste.

Në 24 orët e fundit raportohen pozitive 23 raste të reja. Nga këta 19 prej tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme ndërsa për 4 raste vijon hetimi epidemiologjik. Po keshtu në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Shperndarja ne 24 oret e fundit –  Rezultatet kane dale nga testimi i 229 qytetarëve si të dyshuar të prekur me Covid19. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është:
16 raste janë identifikuar në Tiranë,
2 në Mat,
2 në Lushnje
1 në Durrës,
1 në Krujë,
1 në Librazhd

Te shtruarit ne spital – Vihet re dhe shtim i pacientëve në spitalin infektiv, ndryshe nga mesi I majit kur dhe pati një rënie të numrit të pacientëve të shtruar në spital.

“Sot në spitalin infektiv po trajtohen 26 pacientë. 4 janë në terapi intensive dhe një pacient i intubuar në gjendje të rëndë.”

Nderkohe Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Totali – Deri tani numërohen 1 122 raste.  Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vijojnë testimet serologjike edhe tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Apeli me rendesi- Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)
Testime totale                         15950
Testime molekulare                14498
Testime serologjike                 1452
Raste pozitive                          1122
Raste të shëruara                       857
Raste Aktive                               232
Humbje jete                                 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           137
Durrës           39
Krujë             16
Shkodër        11
Kamëz            9
Mat                8
Lushnje          6
Berat              2
Fier                 2
Korçë              1
Librazhd         1

Zjarr Tv Ad