Presidenti Meta në konferencë për shtyp përballë gazetarëve pyetur në lidhje me diskutimin e platformës me 15 pika me ambasadoren Yuri Kim, ka preferuar të mos japë detaje nga takimi.
Pyetje: Ju keni prezantuar një platformë me 14 pika. A ishte kjo platformë temë e diskutimeve me ambasadoren dhe cila është qasja e saj me këtë çështje?
Meta: Nuk dua të bëj komente për këtë takim zyrtar që ishte shumë pozitiv. Ne e dimë që SHBA mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Unë si president kam bërë përpjekjet e mia që palët politike të mos fokusohen në interesat afatshkurtra, por të përkushtohen që Shqipëria të ketë progres, pavarësisht se kushtet janë shtuar, por ky kushti i parë të bjerë me konsensusin e reformës zgjedhore.
Mesazhi i komisionarit për zgjerim para pak ditësh ishte i qartë dhe shpresojmë që edhe kushte e tjera të bien e të mos kemi kushte shtesë.