Opozita parlamentare letër Ruçit dhe Ramës: Të diskutohet kalimi nga listat e mbyllura në të hapura

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita parlamentare ka kërkuar një takim urgjent me kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Ruçi, në lidhje me reformën zgjedhore.

Në kërkesë-shkresën e takimit theksohet se një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me legjitimitetin e Kuvendit, pasi i imponohet vendimmarrje këtij institucioni.

Opozita parlamentare kërkon që në Kuvend të diskutohet për kalimin nga listat e mbyllura në të hapura.

“Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë i ri, jo një arnim skandaloz i Kodit të vjetër ku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ata që janë duke ikur nga parlamenti nuk mund ta mbajnë peng as parlamentin, as procesin zgjedhor në Shqipëri sipas hesapeve të tyre, qoftë edhe me bekimin e kryetarit të mazhorancës që sillet edhe si ali edhe si Kadi sipas hesapeve të tij.” – theksohet në letër.

Në letrën drejtuar Gramoz Ruçit dhe Ramës, tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku kërkojnë që tryeza të zhvillohet brenda 48 orëve.

“Ne ju kërkojmë që brenda 48-orësh, ju të thërrisni një tryezë dialogu mes nesh dhe përfaqësuesve të mazhorancës ku vetëm prania e kryetarit/kryeministrit Rama di të ishte prova e seriozitetit të tryezës.” – shkruhet më tej në letër.

Më tej shkruhet se marrëveshja është një pazar i arritur jashtë Parlamentit dhe nuk duhet të bëhet asnjë hap më tutje për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ju nuk mund të bëni gabimin e shumëkujt që gabimisht kujton se ne jemi kartona në dispozicion të Lulzimit apo Monikës! Ne nuk duam as t’ju kërcënojmë me bojkot dhe as t’ju imponojmë një pazar të ri pas pazarit të vjetër. Por ne nuk do të gëlltisim çorbën e prishur të të ashtuquajturit Këshill Politik. Prandaj sugjerojmë të mos e nënvlerësoni këtë kërkesë dhe të na mundësoni tryezën e dialogut brenda institucioneve të parlamentit brenda 48 orësh. Ky nuk është një ultimatum, po ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e reformës Zgjedhore dhe për kohën që ikën shpejt.” – përfundon letra për Ruçin.

Zjarr Tv Ad