Deputeti opozitar në parlament Myslim Murrizi në fjalën e tij në takimin me partitë opozitare parlamentare dhe jashtë-parlamentare, deklaroi se nuk bëhet reformë zgjedhore me ata që janë fajtorë për vjedhje të zgjedhjeve.
Murrizi u shpreh se është dakord për votim elektronik, kurse shtoi se duhen lista të hapura, pasi kjo praktikë ndiqet edhe në vendet perëndimore.
Myslim Murrizi: Ne nuk kemi një kauzë për mandat deputeti. Për ne nuk ka rëndësi nëse jemi apo jo aty, për ne ka rëndësi që për qytetarët të ketë vlerë vota. Nga prilli është vrarë gara, është vrarë vota, është vrarë gara në politikë, edhe në biznes kudo. Edhe në një sondazh të fundit, 82 për qind të shqiptarëve e konsideronin paktin si të jashtë-ligjshëm. Shqiptarët ka 3 zgjedhje që nuk zgjedhin, por ata thjesht votojnë, si në kohën e komunizmit funksionon.
Vendet e hapura janë praktikë në zona ku ka demokraci. Emigrantët nuk votojnë, kjo sepse nuk iu leverdis, se nuk bëhen as kryeplak as ndonjë post nuk marrin.