Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë një telegram urimi nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Merkel me këtë rast ka përgëzuar Hotin për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë re të vendit.
“Ju dhe Qeveria juaj keni sfida të mëdha përpara, veçanërisht përballja me pandeminë COVID-19, reformat kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga BE. Qeveria federale mbetet e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për t’i kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Mezi pres të punoj me ju. Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush”, thuhet në urim.
Avdullah Hoti mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Kosovës më 4 qershor.