Bardh Spahia: QSUT, vatra më e madhe e infeksionit në vend! E turpshme propaganda e Ramës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, komenton shtimin e rasteve të infektuar me koronavirus në vendin tonë, ku ditën e sotme u regjistrua numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Spahia shkruan në “Facebook” se ky është dështim spektakolar i Edi Ramës, ndërsa shton se QSUT është vatra më e madhe e infeksionit në vend.

Mesazhi i Spahisë:

DËSHTIMI SPEKTAKOLAR I EDI RAMËS, SPITALET DHE JO GRUMBULLIMET E QYTETARËVE JANË VATRAT E INFEKSIONEVE ME COVID NË TIRANË

E turpshme propaganda se grumbullimet masive qenkan shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve!!! E pështirë që kjo propagandë vihet në gojën e atyre që i thonë vetes profesionistë. Ajo që, për turpin e tyre, fshehin militantet profesioniste të Edi Ramës është se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.

QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.

Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.

Qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur.

Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.

Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend.

Zjarr Tv Ad