Durrësi shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli bashkiak i Durrësit shpall gjëndjen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos.

Mbledhja e jashtëzakonshme është bërë online mesditën e sotme.

Mbyllja e sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, të cilin qeveria shqiptare synon ta transformojë në një park urban ekologjik falë një investimi prej 15 milionë eurosh, e ka lënë bashkinë e Durrësit pa një alternativë të vlefshme për depozitimin e plehrave.

Në një investigim BIRN zbulon se “Kriza e mbetjeve urbane në Durrës shpërblen inceneratorin e Sharrës.”

Ndërkohë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliajn, se po i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë për plehrat e Durrësit.

Edi Paloka: “Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama. Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit. Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti. Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi. 
Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.”

Zjarr Tv Ad