Autoritetet italiane kanë zbardhur detajet e operacionit të ekzektuar një ditë më parë i kdouar “Eat Enjoy” i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh shqiptarë me bazë në Roterdam.
Hetimet e operacionit të ekzekutuara nga Antimafia e Triestes në bashkëpunim me ekspertë të Policisë antidrogë të Hollandës, e autoritetet policore të qyteteve Udine, Gorizia, Perugia, Genova, Milano, Brescia, Lucca, Pordenone, Imperia, Grosseto, Savona, Treviso e Vincenza kanë zbardhur një trafik ndërkombëtar kokaine e heroine menaxhuar nga shqiptarë e që me anë të automejteve të modifikuara kanë transportuar rreth 800 kg kokainë e heorinë nga Hollanda në Itali. Organizata kishte celulat organizative në disa qytete italiane e kishte si pikë referimi në Itali dy shtetas italianë 40 e 62 vjeç me banim në Tireste e në Udine.
Nën masa ndalimi me urdhër arresti me burg e në arrest shtëpiak janë vënë 24 shqiptarë e 2 italianë. Kreu shqiptar i organizatës kriminale është arrestuar në Roterdam.
Autoritetet italiane zbardhin se hetimet e operacionit kanë nisur në janar të vitit 2018 pas dëshmisë në polici të korrierit 40 vjeçar italian, i martuar me një shtetase shqiptare i cili ka rrëfyer se për llogari të kësaj bande ka trafikuar nga Hollanda rreth 750 kg kokainë e heroinë përmes automjeteve të modifikuara. Për të fsheur aktivitetin e tij kriminal ai kishte sajuar një markë falco “Eat Enjoy” e shtirej si kuzhinier italian që shiste në Hollandë produkte made in Italy.
Hetimet e mëtejshme të antimafias italiane zbardhën se më prill të 2018 një tjetër korrier kishte trafikuar në Itali rreth 32 kg kokainë e 500 mijë euro para cash. E në korrik të 2018 u sekuestruan 5 kg të tjera kokainë.
Sipas autoriteteve italiane janë vërtetuar rreth 800 kg kokainë e trafikuar për llogari të organizatës së trafikantëve shqiptarë me vlerë 8 milionë euro.