Hajdari: Beteja ime tani në Kuvend për ndryshimin e sistemit

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari tha për gazetarët se pjesa e saj ka përfunduar në këtë këshill dhe tashmë duhen lënë ekspertët të merren me kodifikimin e tij.

Handari shtoi se beteja e saj tashmë në komisionin e reformës zgjedhore dhe në Kuvend, ku do të kurohet ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura.

Hajdari: Këshilli politik e ka përfunduar pjesën politike tani jemi duke folur me gjera që i kanë në dorë ekspertët. Tani duhet të kodifikojmë atë marrëveshje për ta çuar në parlament. Tani beteja ime është në komision dhe në parlament me gjërat që i duhen shtuar reformës zgjedhore, pa ndryshuar marrëveshjen.

Këto elementë janë të drejtuar ndaj qytetarët. Ne propozojmë ndryshimin sistemit dhe hapjen e listave. Do të propozojmë edhe atë që është propozuar nga diaspora që të votojnë edhe emigrantët. 

Ata emigrant kanë të drejtë që të votojnë se e kanë mbajtur vendin me remitanca. Edhe në aplikohet teknologjia, duhet t’i sugjerojmë votuesit se vota e tyre do të numërohet. Nuk duhet ët merremi më me këtë këshill në aspektin politik, por t’ua lihet në dorë ekspertëve që ta kodifikojnë dhe të kalohet në parlament

Zjarr Tv Ad