Bylykbashi: Këshilli Politik vijon punën deri në dakordësimin e plotë të amendimeve, të hënën i japim zgjidhje

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I mandatuari nga PD për Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka thënë se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të vijojë punën deri në dakordësimin e plotë të amendimeve. Bylykbashi thotë se të hënën do të jetë dokumenti i plotë që i jep zgjidhje edhe dakordësisë.

” Ajo që është e rëndësishme është që derisa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacion garancitë që është rënë dakord më 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, identifikimin biometrik, sigurisht që deri në atë moment Këshilli Politik do të vijojë punën deri në dakordësi. Të hënën versioni i plotë për të përmbyllur edhe ato aspekte tek financimi. Ditën e hënë Këshilli Politik do ketë dokumentin e plotë për t’i dhënë zgjidhje dakordësisë.”- tha Bylykbashi.

Deklarata e plotë:

U diskutua për problemet e medias në fushatë dhe për financimin e partive politike por ajo që është e rëndësishme është se deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacionin zgjedhor, në Kodin Zgjedhor garancitë që është rënë dakord në 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, pra jo vetëm administrata por edhe garancitë e tjera; identifikimi biometrik dhe instrumenta të tjera që mbrojnë votën e zgjedhësve, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike.

U la detyrë që në fillim të javës, pra ditën e hënë, të kemi versionin e plotë i cili parashikon të gjitha këto garanci, ndërkohë që vazhdojmë për të përmbyllur edhe ato elemente që mund të jetë e nevojshme në aspekte siç janë tek financimi apo kryesisht tek çështja e medias.

Ditën e hënë Këshilli Politik do të ketë përpara dokumentin e plotë me amendamentet në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit.

Zjarr Tv Ad