PD: Erion Veliaj dhe Edi Rama duhen hetuar nga SPAK

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike sërish i kërkon SPAK të hetojë deri ku shkon lidhja midis pastrimit të parave të mafies italiane që bëhet nëpërmjet Bashkisë së Veronës me Flavio Tosin dhe Andrea Miglioranzin si një nga aksionerët e “Eco Tiranës”. Gjithashtu sesa të përfshirë janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa denoncoi se nga 2016 “Eco Tirana”  ka marrë rreth 4 milionë Euro nga Bashkia e Tiranës me premtimin e diferencimit të mbetjeve por që nuk ka ndodhur

Në këtë mënyrë ECO Tirana është kthyer në një monopol të fuqishëm të mbetjeve në qytetin e Tiranës me bashkëortakun Erjon Veliaj. SPAK-u ka detyrimin që t’u tregojë shqiptarëve se hetimet e prokurorisë italiane vlejnë edhe për Shqipërinë, cila është lidhja me Shqipërinë.

Erjon Veliaj është i njohur tashmë që punon për një grusht njerëzish, punon për oligarkët e ndërtimit, akuzohet për kullëzimin e Tiranës dhe lidhjen me paratë e pista të drogës. Kësaj rradhe vjen nga Prokuroria italiane. Është një akuzë e rëndë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo është një akuzë që nuk do ta lëmë pa ndjekur.

Zëdhënësja e PD-së e mbylli deklaratën duke nënvizuar se SPAK ka detyrimin që ta vazhdojë, Erjon Veliaj ka detyrimin t’ju përgjigjet shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, sesi e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias italiane.

Zjarr Tv Ad