Zbulohet arsenal armësh në një banesë në Tiranë!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një arsenal armësh është zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga policia në zonën e Yzberishtit paraditen e sotme. Mes arsenalit të armëve është gjetur edhe një snajper.Operacioni policor u kodua “Yrsheku” dhe eshte zbardhur ngjarja e ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Ne njoftimin e policise thuhet:“Gjatë operacionit u zbulua një banesë që përdorej si bazë nga një grup i strukturuar kriminal. Gjenden në banesë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri, municione luftarake, lëndë eksplozive dhe granata. Vihet në pranga pronari i banesës, njëherësh autori i ngjarjes dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal.”Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G. H.Po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohet se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M.Gjithashtu, po në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se banesa e shtetasit G. H. mund të përdorej si bazë për të fshehur armët dhe municionet luftarake të grupit kriminal.Bazuar në këto informacione, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacioni “Yrsheku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi G. H. dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. H, shërbimet e Policisë zbuluan një arsenal armesh dhe municionesh që përdoreshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe shtetasi G. H.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi

Zjarr Tv Ad