Në daljen e tij të përjavshme para gazetarëve, presidenti Ilir Meta foli edhe për një bashkëpunim me kreun e Kuvendit Ruçi.
Pyetje: Yuri Kim deklaroi se komisioni i Venecias nuk shpalli asnjë fitues, por thash se duhet dialog me Kuvendin. Meqë kemi pasur negociata të shumta, a jeni ju gati që të uleni me kryetarin e Kuvendit për të zgjidhur këtë ngërç institucional?
Meta: Nuk kemi çfarë negociojmë, por duhet të bashkëpunojmë. Kjo një shkresë e 9 nëntorit e vitit 2017 nga presidenti për BE-në dhe Euralius, për të parandaluar problemet e KED-së, me hedhjen e shortit, me parandalimin e atyre gjërave që ndodhën këto 3 vite.
Nëse ky takim nuk do të ishte minuar mes presidentit, kreut të Kuvendit dhe BE-së, atëherë vendi nuk do të kishte qëndruar asnjë sekondë pa gjykata kushtuese. Besueshmëria e reformës në drejtësi do të ishte në nivelet më të larta dhe as opozita nuk do të kishte pasur justifikime për tu larguar nga parlamenti dhe negociatat do të ishin hapur me kohë. Nga Venecias nuk kam pritur ndonjë dekoratë, biles kam thënë që po lëmë nam se Venecia na e ka shkruar kushtetutën.
Unë si presidenti e kam për detyrë që të kujdesem për mbarëvajtjen e institucioneve. Do t’ua dërgoj të gjitha se çfarë detyrash duhet të kenë të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira. I mirëpres zyrtarisht të më sjellin sugjerimet nga rekomandimet e Venecias që unë si president duhet t’i përmbush. Nuk duhet vendosur ky kusht nga BE, por u vendos pasi nuk ka asnjë vend të botës që nuk ka një gjykatë kushtetuese funksionale.