Këshilltari për mediat i presidentit Tedi Blushi i ka tërhequr vëmendjen Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me vettingun në polici, duke u shprehur se uniformat blu nuk mund të mbahen peng për të bërë fushatën e partisë. “Një kujtesë për z.Lleshaj! Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë” shkruan Blushi në facebook duke e shoqëruar dhe me videon e Ramës nga fushata e 2017, ku ju bënte thirrje policisë të heqin kapelen pas orarit të punës dhe të mbledhin vota për PS. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në një raport të tij konstatonte se vettingu në radhët e policisë është një proces i ngadaltë dhe jo efikas. Në raport thuhet se nuk ka patur mbështetje institucionale, interesi ka qenë shumë i ulët nga publiku, duke luhatur kështu dhe besimin për pavarësinë e procesit.
Blushi, Lleshajt: Policia s’mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...