Në daljen e tij të përjavshme para mediave Presidenti Meta deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit ktheu opozitën në institucion dhe se ndryshimet Kushtetuese do të hidhnin në herë 9 muaj përpjekje për konsensus.
Meta: Kam përshëndetur marrëveshjen e 5 qershorit se ktheu opozitën në institucion. Palët politike ti qëndrojnë besnikë marrëveshjes.Miratimi i reformës zgjedhore me konsensus do të konsiderohej si plotësim i kushtit të parë për negociatat.Ndryshimet e sistemit zgjedhorë duhet të ndodhin 1 vit para zgjedhjeve .Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet 9-mujore për arritjen e konsensusit.Parlamenti aktual nuk ka legjitimitetin kushtetues për të realizuar ndryshimet kushtetuese. Ndalimi i koalicioneve është antikushtetues. Parlamenti ka vetëm 122 nga 140 deputetë që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë.