Meta :Ndryshimet Kushtetuese zerojnë marrëveshjen e 5 qershorit. 

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Daljen e tij të përjavshme për mediat, presidenti Ilir Meta ja dedikoi çështjes më të nxehtë politike, ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet.Një ditë pas takimit 50 minutësh që pati me shefin e opozitës Lulzim Basha, Presidenti Ilir Meta deklaroi për opinionin publik atë që edhe më herët kishte deklaruar me shkrim se Kuvendi nuk është legjitim për të miratuar me votë ndryshimet në Kushtetutë. Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me dakordësi totale 140 vota.

Ilir Meta: Ndryshimet Kushtetuese zerojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Ndryshimet kushtetuese që synohen të realizohen të njëanshme e antikushtetuese janë në kundërshtim të plotë me Komisionin e Venecias. Parlamenti nuk ka legjitimitetin kushtetues e politik për të realizuar ndryshimet kushtetuese. Meta tha se në kushtet normale, Kuvendit do ti nevojitet dakordësi totale për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.Por ky vakum sipas tij mund të mbushet vetëm nga referendumi.Këtu Meta i ktheu përgjigje edhe Ramës, duke deklaruar se sovraniteti i takon vetëm popullit, as Kuvendit, as kryeministrit dhe as Presidentit.

Ilir Meta:  Ua bëra të qartë si është situata në raport me Kushtetutën dhe ligjin dhe ligjshmrinë në këtë vend ku po vdesin njerëz, po infektohen njerëz masivisht dhe shpiken konflikte të tilla dhe ngjarje të tilla kaq të shëmtuara që jo vetëm mund të zhysin vendin në një izolim tepër dramatik dhe paralajmërimet kanë qenë të qarta por mund të jenë në interes edhe të të gjithë atyre që kërkojnë trazira në Shqipëri në këtë momente të rëndësishme për të gjithë shqiptarët në rajonin tonë.As nuk u ka thënë presidenti të ikin.Përkundrazi i ka thënë mos ikni, është një gabim shumë i rëndë nëse ikni. Presidenti nuk ikën, duan ta heqin kur të duan të vijnë, edhe populli aty është me 2 mars. Ju nuk i dëgjoni por thonë shpërndaje, shpërndaje. Ua tregoj edhe kompetencën, siç kanë ata kompetencën për të bërë këto çmendurira dhe marrëzira, ne punojmë me letra jo parti. Është momenti që të gjithë ti thërrasim mendjes, kjo është një Kushtetutë që  e ka votuar populli shqiptar, koalicionet i ka votuar populli shqiptar, ta lexojnë nenin 96.Duan ta bëjnë pa koalicione, ta vendosin në referendum. Nga unë nuk ka asnjë pengesë. Populli le të vendosë do koalicione apo nuk do koalicione. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë nuk i përket as parlamentit, as presidentit, as pushtetit lokal dhe askujt tjetër. Sovraniteti i përket popullit dhe këtë çështje e ka vendosur populli në pikën 96 të Kushtetutës bashkë me Venecian.Nuk do të zgjedhim asnjë model lindor, e kemi përkatësinë tonë njëherë e mirë.

Zjarr Tv Ad