Pandemia e koronavirusit po konsiderohet si një krizë ekzistenciale për Bashkimin Europian dhe plani i rimëkëmbjes prej saj është tema kyçe e samitit dyditor të udhëheqësve europianë. Plani i rimëkëmbjeje kap një shumë prej 750 miliardë eurosh, shumica kredi të buta dhe subvencione. Negociatat për të pritet të jenë të gjata dhe të vështira.Për herë të parë që nga muaji shkurt, udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen për dy ditë më 17 dhe 18 korrik në Bruksel, për të diskutuar planin e rimëkëmbjes së ekonomisë.Në prag të takimit, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel kërkoi nga palët shumë punë dhe mbi të gjitha vullnet politik.“Tani është koha. Na duhet një marrëveshje është thelbësore. Ne duhet të gjejmë zgjidhje dhe të arrijmë një marrëveshje për të mirën e qytetarëve tanë. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të kërkojë shumë punë dhe vullnet politik nga të gjithë”, shkruan Michel në ftesën e tij për udhëheqësit europianë.Pjesë e negociatave, një plan rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh që përbëhet nga 250 miliardë euro kredi dhe kryesisht subvencione në vlerën e 500 miliardë eurove, që nuk do të duhet të rimbursohen nga shtetet përfituese.Plani mbështetet në buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian prej 1.074 trilionë euro.Pandemia e COVID-19 konsiderohet si sfida e fundit e madhe për BE-në me 27 vende, pasi një dekadë më parë luftoi me një krizë borxhi, migracionin kaotik dhe më pas traumat e Brexit-it. Disa udhëheqës madje e kanë përshkruar pandeminë si rrezik ekzistencial për bllokun, duke paralajmëruar se kësaj here nuk duhet të dështojë për shkak të rritjes së ndjenjave euroceptike në vende të tilla si Italia.Temë e takimit të udhëheqësve do të jetë gjithashtu propozimi për buxhetin afatgjatë shtatë vjeçar që njihet në zhargonin e Brukselit si “kutia e bisedimeve”, një paketë komplekse shumash që mbulojnë shpenzime në fushat të tilla që fillojnë nga bujqësia e shkojnë deri tek zhvillimi rajonal, kërkimi shkencor dhe bursat shkollore.Është hera e parë që 27 drejtues të shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen ballë për ballë për një samit në Bruksel që prej muajit shkurt dhe lehtësimit gradual të masave kufizuese lidhur me pandeminë e koronavirusit.Negociatat pritet të jenë të gjata dhe të vështira, ndërsa pritet që ky samit i jashtëzakonshëm dy ditor mund të mos jetë i fundit.
BE-ja diskuton planin prej 750 mld eurosh për rimëkëmbjen nga pandemia
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...