Ashtu si në shumë institucione të tjera edhe në bashkinë e Tiranës shënohen radhë të gjata për shërbime. Mëngjesi i sotëm, i ka gjetur qytetarët që duan të marrin shërbime të grumbulluar nën diell para hyrjes së bashkisë. Në hyrje është vënë një çadër, por që është e pamjaftueshme për numrin e madh të personave. Ndërkohë, qytetarët nuk ruajnë distancimin fizik dhe një pjesë prej tyre nuk kanë maska.Qytetarët qe në orët e para të mëngjesit presin për të aplikuar për kredinë e butë, pasi sot është afati i fundit për të aplikuar. Edhe ditën e djeshme ka qenë një situatë e ngjashme me ditën e sotme, ku qytetarët kanë pritur nga paraditja deri pasdite. Ndërkohë qytetarët shprehen se shërbimi po jepet shumë ngadalë në bashki, duke pohuar se janë vetëm 2 sportele kur më parë kanë qenë 10 të tilla.
Bashkia mbyll sytë para COVID, nuk shton sportelet detyron qytetarët të rrinë në radhë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...