Durrës, vuri shezlonge në rërë, procedohet 45-vjeçari

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Po ashtu, ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” dhe arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin: H. I., 45 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, Ishëm, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, ka vendosur shezlongë në rërë dhe ka ndërtuar një tendë pa lejen e organeve kompetente, duke pushtuar hapësirën publike.” – njofton policia. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 28 vjeç, administrator i një pularie në Xhafzotaj, pasi në një parcelë toke ka hedhur mbetje të pularisë, duke shkaktuar ndotje të ambientit. Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: B. Y., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 15.07.2020, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit R. Sh., një telefon dhe një sasi parash. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 29 vjeç, banues në Marikaj, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit  të Policisë për ndalim dhe më pas është aksidentuar me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarr Tv Ad