Deklarate per media e Partise Agrare Ambientaliste

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Agrare Ambientaliste – Shqipëria e vetmja në rajon me rënie ekonomike. BE çertifikon dështimin e RamaQeveri.
Në kohë krize maxhorancat përkushtohen për paqe sociale dhe politike.
Rama përkushtohet për grindje dhe kriza. PAA shpreh shqetësimin në rritje të impakteve negative që po krijon dhe mund të rrisë kriza aktuale politike, e mbivendosur me krizën e pandemisë, pa papunësisë dhe varfërisë.
Sipas raportit të Komisionit Europian për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor,
(https://www.monitor.al/raporti-i-komisionit-europian-shqiperia-e-vetmja-ne-rajon-me-reniene-tremujorin-e-pare-ka-hyre-ne-recesion-te-thelle/) – Shqipëria në tremujorin e parë 2020, ka hyrë në recesion të thellë. Ndërsa Maqedonia e Veriut kishte një rritje minimale prej 0.2%, Kosova me 1.3%, Mali i Zi me 2.7%, Bosnja me 2%. Serbia me 5%. Ky recesion materializohet në: (i) Rënien e investimeve publike me 16% në 2020 dhe 12% në
2019; (ii) Rënien e eksporteve me 2.1% në 2020 dhe (iii) Ndrydhjen e konsumit privat. BE parashikon se borxhi publik do të arrijë në 80% të PBB-së në fund të 2020-s, nga 75% që ishte parashikimi në muajin prill.
Në rrënjët e këtij recesioni gjendet modeli keq-qeverisës i Ramës në ekonomi dhe përkeqësimi i ambientit social dhe politik si lider i maxhorancës.
Ndrydhja e konsumit dhe investimit privat vjen pikërisht nga këto dështime. Pa përmirësuar pritshmëritë e konsumatorëve dhe investitorëve privatë për të ardhmen e vendit, çdo paketë financiare dështon. Përmirësimi i pritshmërive fillon me zbutjen dhe eliminimin e krizave sociale dhe politike, me dhënien e zgjidhjeve kushtetuese për sfidat e vendit dhe me eliminimin e vonesave në procesin e integrimit europian.
https://www.monitor.al/raporti-i-komisionit-europian-shqiperia-e-vetmja-ne-rajon-me-reniene-tremujorin-e-pare-ka-hyre-ne-recesion-te-thelle/

Zjarr Tv Ad