Amnistia fiskale, Tabaku: Shqipëria parajsë për krimin e terrorizmin. Rama thellon përplasjen me SHBA dhe BE

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë nga selia Blu, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se me amnistinë fiskale kryeministri Rama po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Evropian.“Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të  shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal. Projekti i kryeministrit në ikje për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.”Sipas Tabakut, projekti i kryeministrit u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.“Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit. Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje. Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe  punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.”Po ashtu, Tabaku shprehet se me këtë amnisti po favorizohen politikanët apo të afërmit e tyre.  “Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje. Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorizmit. Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm  5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.”PD thekson se projekti i kryeministrit i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për amnistinë fiskale të papranueshëm dhe do ta zhbëjë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.

Zjarr Tv Ad