Lushnje, dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës, prangosen 2 persona

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.Po ashtu arrestohet në flagrancë një tjetër pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: H. M., 53 vjeç, banues në Ballagat, Lushnje.” – njofton policia.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Lushnjes me vendimin e datës 17.06.2020 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin: H. L., 57 vjeç, banues në Patos.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Drenovë Fushë, Mallakastër, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases Sh. L., 48 vjeçe.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Zjarr Tv Ad