Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve te Rënda, Donika Prela, rrezikon të largohet nga sistemi.Komisioneri Publik nuk është terhequr nga kërkesa e tij për shkarkimin e Prelës, duke sjellë si argument probleme me pasurinë, ndonesë KPK vendosi ta kalojë në shkallën e parë.Vetë prokuroja që në nisje të seancës kërkoi largimin nga gjykimi të gjyqtareve Ina Rama dhe Natasha Mulaj, për të cilat pretendoi se kanë konflikt interesi me të.Për Ina Ramën, Prela ka pretenduar se ka hetuar mbesën e saj për falsifikim diplome, e cila është dënuar nga gjykata e Kavajës ndërsa për gjyqtaren tjetër Natasha Mulaj tha se po hetonte vellezërit e saj për një procedim që e kishte marrë vetëm javët e fundit.
Donika Prela: Kërkoj përjashtim të Ina Ramës sepse ndodhet në konflikt interesi me mua. Kam kryer hetime ndaj kushërirës së saj në Durrës. Është konstatuar me diplomë false dhe kam dhënë urdhër pezullimin nga detyra të Izabela Demiraj, vajza e dajës së Ramës. Të përjashtohet dhe Natasha Mulaj, drejtuesja e trupës gjyqësore pasi ka konflikt interesi. Në prokurorinë e Tiranës janë duke u kryer hetime për dy vëllezërit tuaj për një konflikt prone.Kolegji i Apelimit nuk mori vendim për përjashtimin apo jo të Ina Ramës dhe Natasha Mulajt, me argumentin se do të vendoset në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.
Me pesë shkurt 2019, Shkalla e Parë e vettingut konfirmoi në detyrë Donika Prelën, por ishte Komisioneri Publik që kërkoi shkarkim e saj duke bërë ankim pranë KPA-së.Seanca vijoi me një trupë gjykuese me kryesuese Natasha Mulajn, eelator Ardian Hajdari dhe anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo.Për Komisionerin Publik, Prela nuk justifikon pasurinë dhe bashkëshorti i saj nuk ka paguar tatimet disa vite më parë.Por Prela ka kundërshtuar këto gjetje. Donika Prela drejtoi Krimet e Rënda gjatë mandatit të kryeprokurores Arta Marku, e cila e transferoi nga Prokuroria e Durrësit.