Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, përmes një postimi në facebook shprehet se Erion Veliaj Veliaj hedh 26 milion lek “në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit që tashmë nuk ekziston.Zhupa thekson se në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender për mobilimin e bibliotekës së Kombinatit.“Veliaj hedh 26 milion lek “ në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit që tashmë nuk ekziston, sepse ndodhet në një pallat të shpallur të pabanueshëm që do shembet si pasojë e tërmetit!
Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender ku mobilimit të bibliotekës së Kombinatit i janë caktuar rreth 26 milion lek të vjetra. Në relacionin teknik thuhet që: “.. Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik… Kjo bibliotekë ka një ambient jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për bibliotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri”.” – shprehet Zhupa.Por sipas Zhupës, Biblioteka nuk është funksionale dhe objekti fizik është shpallur e pabanueshme dhe për tu shembur.“Ndërkohë realiteti është krejt ndryshe, po të shkosh në lagjen 6 kushdo mund ta shikoj që biblioteka nuk është më funksionale, objekti fizik është shpallur i pabanueshëm dhe për tu shembur! Librat dorëzohen në njësinë bashkiake.”Zhupa shton se Veliaj duhet të përgjigjet se ku shkuan këto 26 milionë lekë që shkuan për një investim që nuk ekziston.“Veliaj le të përgjigjet ku do të shkojnë 26 milion lekët? Do të shpërdorohen paratë e qytetarëve? Apo do të vidhen paratë e qytetarëve? Veliaj para pak ditësh na tregoi një film fanta-shkencë që Hollyëood do ja kishte zili për miliarda euro që do investoheshin në Kombinat, ndërkohë realiteti është ju zhduk banorëve të Kombinatit edhe 26 milion lek të vjetra për një investim që nuk ekziston. Propaganda si përherë nuk ka lidhje me realitetin. Këto para mund ti ishin përdorur shumë mirë për qytetarët e Kombinatit, për asistenca sociale, për ndihmë familjeve në nevojë, për pagesa qiraja për familjet e pastreha nga tërmeti. Por Veliaj është një kryebashkiak i emëruar që s’ka parësore interesat e qytetarëve!”
Zhupa: Veliaj hedh 26 milion lek “ në ajër” për mobilimin e bibliotekës së Kombinatit që tashmë nuk ekziston
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...