Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për tregtim të drogave të forta në doza të vogla.Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Llogaraja”.”Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me seksionin operacional pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas në zonën e Llogarasë merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar në zonën e Llogarasë, operacionin policor të koduar “Llogaraja”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e policisë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.Gjithashtu, gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tregtonte kokainë: Pranga 53-vjeçarit në Vlorë, i sekuestrohen 2 mijë euro dhe 300.000 lekë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...