I riu tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë, policia ndërhyn në kohë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë.Policia ndërhyri menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.Mësohet se bëhet fjalë për një 39 vjeçar, i cili në gjendje të rënduar psikologjike, leu trupin me lëndë djegëse.Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 39- vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.

“Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” njoftoi policia.

Zjarr Tv Ad