Rusia synon që të prodhojë 30 milionë vaksina për koronavirusin deri në fund të këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Rusisë, Kirill Dimitriev për Reuters. “Në Rusi është i nevojshëm vaksinimi i të paktën 40-50 mln njerëzve. Ndaj për këtë vit ne synojmë të sigurojmë 30 mln vaksina, e më pas të fillojmë procesin e vaksinimit vitin e ardhshëm” – ka deklaruar Dimitriev. Faza e dytë e testimit të vaksinës në Rusi përfundoi këtë javë dhe do të kalohet në fazën e tretë në muajin gusht. Dimitriev është optimist për këtë vaksinë duke u shprehur se do të jetë e suksesshme. “Ne besojmë që me rezultatet e deritanishme, vaksina po shkon drejt përfundimit. Shpresojmë që të përfundojmë testimet me sukses deri në muajin gusht e më pas të mund të aprovohet për në të gjithë botën” – tha Dimitriev për Reuters.
Rusia synon prodhimin e 30 mln vaksinave kundër koronavirusit
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...