Mbyllet Komisioni hetimor për Presidentin Meta, miratohet me 6 vota raporti për parlamentin

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbyllet veprimtaria e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta. Pas diskutimeve të shumta, me 6 vota pro, anjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar raporti përfundimtar që do i paraqitet Parlamentit në seancë plenare. Kreu i Komisioni Ulsi Manja lexoi një pjesë të raportit, duke përfshirë dhe sugjerimet për Kuvendin, siç është një ligj organik për Presidentin.“Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor i sugjeron dhe i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë këto zgjidhje” rishikim të dispozitave kushtetuese për të qartësuar pozitat e presidenti, një ligj organik për presidentin. Në kuadër të ligjeve të reja të reformës në drejtësi ka qenë dhe një ligj organik për Presidentin i Republikës po u tërhoq nga procedura sepse nuk qartësonte kompetencat e Presidentit por merrej me privilegjet presidenciale.Ftojmë ta miratojmë këtë raport përfundimtar të komisionit hetimor.6 vota pro, me rezervën që kolegu Fino shprehu, asnjë kundër, asnjë abstenim miratohet raporti përfundimtar i komisionit hetimor. Mbyllet veprimtaria e këtij komisioni hetimor”, deklaroi Fino.

Zjarr Tv Ad