Katër orë, vijon debati ne Këshillin Politik. Rama: Të hapim listat, sistemi nuk ndryshon

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon prej katër orësh mbledhja e Këshillit Politik sa i takon ndryshimeve kushtetuese. Në mbledhjen Keshillit Politik janë: kryeministri Edi Rama, Rudina Hajdari, Gazmend Bardhi, Myslim Murrizi, Oerd Bylykbsahi dhe Petrit Vasili.

Ora 15:33- Rama: Kërkojmë hapjen e listave, sistemi nuk ndryshon Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka deklaruar në Këshillin Politik se nuk do të ndryshojnë asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit dhe se do ta votojnë.Por për ta votuar, ka theksuar ai, duhen votat e opozitës në Kuvend, të cilët kërkojnë hapjen e listave.

Rama: Për ta votuar në parlament na duhen votat e opozitës në parlament. Në takimet me opozitën parlamentare kemi rënë dakord që të hapim listat. Unë kërkoj nga ju që të ulemi të reflektojmë në kod sanksionimin e hapjes së listës që vjen nga ndryshimet kushtetuese pa cënuar përfaqësimin ligjor. Nuk do të ndryshojmë as sistem dhe as zonat zgjedhore, por të vetmen që po kërkojmë është hapja e listave. Me ndryshimet kushtetuese nuk ndalohen koalicionet parazgjedhore, pasi ju mund të grumbolloheni në një listë.

Ora 14:00– Pas tre ore diskutimesh keshilli politik u ndërpre për një pauzë të kërkuar nga vetë kryeministri.Fillimisht Gjiknuri bëri një rezume të propozimeve sa i takon hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore dhe pragut qe do vendoset ne kodin elektoral. Gjiknuri eshte shprehur se nuk jemi për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pasi ato mund të futen në një listë por kjo nuk pranohet nga Sekretari i Përgjithshëm  i PD Gazment Bardhi. Opozita kërkon që marrëveshja e 5 qershorit të miratohet pikë për pikë. Nga ana e tjeter kryeministri eshte shprehur se i duhet të marrë Ka thënë se unë do të marr parasysh dhe kërkesat e opozitës në parlament pasi PS nuk I ka 84 votat e nevojshme.

Ora 13:50 – Opozita: I qëndrojmë firmës sonë në marrëveshjen e 5 qershorit

Sekretari i Përgjithshëm  i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar gjatë mbledhjes, se qëllimi i kryeministrit Rama, është të rihapë edhe njëherë diskutimin për marrëveshjen e 5 qershorit.Por, opozita i qëndron firmës së vënë në marrëveshje, dhe nuk mund të rishihet si çështje.Gjithashtu, sipas Bardhit, ndryshimi i sistemit zgjedhor, nuk mund të bëhet tani, por në një fazë më të vonshme.

Gazment Bardhi: ”Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës”.

Zjarr Tv Ad