PD- LSI hedh në tryezë pika të reja, Rama: Mos na vini kushte

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maxhoranca shprehet e vendosur se do të miratojë ndryshimet kushtetuese seancën e 30 korrikut megjithë kundërshtitë e opozitës së bashkuar.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ftoi PD dhe LSI të ulen në tryezën e këshillit politik të planifikuar për tu mbajtur sot në orën 17:00. Por opozita përmes një emaili i propozon që takimi të mbahet një ditë tjetër dhe pjesë e axhendës të jenë dhe disa pika të tjera që kanë të bëjnë me blerjen e votës. Ne kunderpergjigje Rama i tha se opozita duhet të pranoje realitetin dhe të mos kushtëzojë, ndërkohë Gjiknuri i ftoi të pranojne ftesen sot si fillim

Ora 13:30 – Gjiknuri, opozitës: Takohemi kur të doni por konfirmoni pjesëmarrjen për sot

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, shpreht se mazhoranca ëPor Gjiknuri, theksoi faktin se opozita duhet të konfirmojë pjesëmarrjen për sot në orën 17:00, pasi bëhet fjalë për një çështje shumë konkrete.

Damian Gjiknuri: ”Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00.”

Ora – 13:22 Rama mesazh opozitës: Mos kushtezoni, me 30 korrik risi kushtetuese

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter i kërkon opozitës të mos kushtëzojë por të pranojë realitetin me të cilin më 30 korrik do të kemi një realitet të ri kushtetues.

Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!” shkruan Rama ne twitter.

Ora 12: 51 PD-LSI pranojnë ftesën e Ramës por kërkojnë pika shtesë për tu disktuar në tryezë

Opozita e Bashkuar shprehet e gatshme të ulet në tryezën e këshillit politik  por kërkon që kjo mbledhje të mbahet nesër dhe jo sot, siç u la dje dhe kërkojnë që në axhendën e diskutimeve të shtohen dhe disa pika të tjera që kanë të bëjnë me blerjen e votës.

‘Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9”,
Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare,” thuhet në emailin e opozitës së bashkuar.

Neser miratohen ndryshimet kushtetuese-  Konferenca e kryetareve

miratoi kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020.

Dita e enjte (28 korrik), do t’i kushtohet ndryshimeve kushtetuese, ku përfshihen hapja e listave, heqja e koalicioneve parazhgjedhore, dhe pragu elektoral.

Zjarr Tv Ad