Panariti: Si asnjëherë më parë, prodhimet bujqësore në krye të listës së importeve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në Facebook, ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, shkruan se prodhimet bujqësore janë në krye të listës së importeve në vend. Sipas tij, shkaku është kosto e lartë e prodhimit dhe mos mbështetja e fermerit.

Postimi i Panaritit në Facebook

Si asnjëherë si më parë!Importet e prodhimeve bujqësore në krye të listës së importeve të vendit.Në vend që të kryesojmë me importe të makinerive, linjave teknologjike, sot jemi të parët në importe të frutave, qumështit,vajit, miellit e me radhë.Goditje e prodhimit dhe e agropërpunimit.Kosto e lartë e prodhimit vendit , mos mbeshtetja financiare e fermerit është shkaku.Pa përmendur që jemi i vetmi vend Evropian që nuk i dhamë asnjë qindarkë financim nga paketa anti covid, bujqësisë dhe fshatit.Japim vetëm 3 euro financim për hektar tokë bujqësore pra rreth 40 herë më pak se fqinjët tanë dhe shumë më pak se mesatarja e Evropës.Prandaj po korrim atë që kemi mbjellë!Bilanc të thellë negativ financiar për Bujqësinë dhe fshatin. 

Zjarr Tv Ad