Edi Rama kritikon Boris Johnson/ Britania drejt katastrofës

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se ndërsa Europa Perëndimore e ka vënë situatën e koronavirusit nën kontroll, situata mbetet shqetësuese në Ballkanin Perëndimor.

Aty situata është jashtë kontrollit dhe trendi është shqetësues.

Por teksa situata nga virusi në Shqipëri është katastrofike dhe ka goditur aty ku është pika më e dobët: shëndetësia dhe spitalet që janë në gjendje të mjerueshme, ishte një kohë kur ironia kapte kulmin.

‘Lideri global’, Edi Rama, kritikonte ashpër kryeministrin britanik, Boris Johnson për virusin.

Ai i shkruante Alastair Campbell se Britania po shkon drejt katastrofës me atë që bën Johnson.

Campbell e publikoi deklaratën e Ramës në median britanike. “WTF!! Zoti ju ndihmoftë,” shkruante Rama.

Sot Britania si të gjitha vendet perëndimore ka një kurbë normale, me një ngritje, një kulm dhe një rënie. Lehtësimi ka qenë gradual dhe normal. Ata kanë siguruar edhe miliona doza vaksinë.

Kurse Shqipëria është në mesin e katastrofës, madje edhe në kulmin e verës kur ishte menduar se virusi do ishte më i dobët. Se çfarë do ndodhë në dimër, Zoti na ndihmoftë!

Kështu është kur ke një lider global që ka hallin të kritikojë drejtuesit e shteteve më të rëndësishme në planet. Delirant!

Zjarr Tv Ad