Meta me ambasadorët: Do ta dekretoj marrëveshjen e 5 qershorit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit me ambasadorët, presidenti Meta ka shpërndarë disa foto duke shkruar se i ka siguruar se do t’i dekretojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.Meta shton se i ka njohur me qëndrimin e tij që nëse preket kushtetuta në mënyrë të njëanshme, do të konsiderohet si një akt  i paprecedentë.

Meta: Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad