U konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për gjyqtaren Miranda Andoni: Të riçelet hetimi!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, Miranda Andoni, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.Komisioneri Publik nuk bie dakord me vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Andonit dhe e cilëson si të pambështetur në prova dhe ligj.“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 257, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Miranda Andoni, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 257, datë 12.6.2020, vlerëson se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Miranda Andoni, nuk gjejnë mbështetje në prova dhe në ligjin e zbatueshëm, si dhe nuk bazohen në një hetim të gjithanshëm, të plotë dhe shterues.” – thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.Kështu, Komisioneri i kërkon KPA-së që të riçelë hetimin për Andonin në të tria kriteret e rivlerësimit.“Duke çmuar se ky vendim objekt ankimi shfaq mangësi në hetimin administrativ, konstaton se indiciet e dala nga aktet e administruara janë shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit. Në këto kushte, Komisioneri Publik e vlerëson të nevojshme t’i kërkojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi rezulton se hetimi i Komisionit nuk ka qenë shterues në drejtim të indicieve të rezultuara nga institucionet.”Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni, gjyqtare në Apelin e Gjirokastrës, si dhe edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Gjyqtarja Miranda Andoni u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që u identifikuan disa gjetje për profesionalizmin.

Zjarr Tv Ad