Bashkia nuk do t’ia dijë për letrat në gjyq, IKMT i shèmb vëllezërve shtëpinë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërtesa trekatëshe e vëllezërve Zyma u shèmb mëngjesin e kësaj të diele nga IKMT pasi konsiderohej si e pabanueshme për shkak të demeve të termetit. Në vend të saj, është vendosur të bëhet sheshi i ndërtimit për banorët e Lacit, banesat e të cilëve u dèmtuan nga tèrmeti.Vëllezërit Zyma e ndërtuan ndërtesën për banim dhe biznes disa vite më parë. Ditën e djeshme,  thanë se kundërshtuan vendimin e Bashkisë së Lacit që erdhi 3 ditë më parë për të shèmbur ndërtesën pasi ka vlerë të madhe investimi. Sipas tyre, komisioni e ka vlerësuar me një cmim të ulët dhe kërkojnë që ti japin paratë me vlerën e saktë.“Do ia rrafshojnë tokën turkut”, tha njëri prej vëllezërve “Këto nuk pyesin për gjyq, unë jam në gjyq për godinën. E kam hedhur në gjyq që kur më kanë ardhur nga enti i banesave letra e parë”, thotë gruaja.Me dhjetëra forca pòlicie kanë rrethuar godinën që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pronarët që nuk pranonin të dilnin nga shtëpia se kishin dokumente të rregullta nuk kanë arritur të largojnë materialet që ndodheshin brenda.Sipas pronarëve, godina u shèmb nga Bashkia duke i shkaktuar një humbje të madhe nga investimi gjatë këtyre viteve. Ndërkohë, 22 pallate dhe 70 banesa private pritet të shèmben në lagjen e Sutajve në Kurbin pasi është planifikuar të ndërtohet lagjia e re për ata që mbetën të pastrehë nga tèrmeti i 26 nëntorit.

Zjarr Tv Ad