Deputetja e opozitës: Mazhoranca ra në gropën që hapi, Komisioni Hetimor ti kërkojë falje Presidentit

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e opozitës, Elda Hoti, deklaroi në Kuvend se  Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit Meta ndaj sipas saj Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij duhet ti kërkojë falje.Sipas saj mazhoranca u fut në një lojë të padrejtë, të pamoralshme vetëm që të dëmtonin Presidentin.

Hoti: Të nderuar deputetë!Komisioni i Venecias e tha qartë dhe prerë: NUK KA ASNJE SHKELJE NGA PRESIDENTI META!E përsëris se kur flet VENECIA nuk ka asnjeri që mund të kundërshtojë apo të dalë mbi këtë komision që mbahet nga BE si organ konsultativ i nivelit të lartë.Me lejoni të shtoj të nderuar kolegë deputetë, se kur turresh t’i bësh gropen tjetrit bie vetë brenda, thotë një fjalë e urtë popullore ndaj dhe ata që u nxituan për ta shkarkuar me qellimin e vetëm që kryeministri juaj Edi Rama ti zinte vendin Presidentit Meta dhe të bënte Lulzim Bashen si kryeministër, një pazar që doli në publik nga vetë kreu i PD: pra e gjitha kjo që u sajua ishte lojë kulisash politike dhe pabesi e madhe.Me lejoni të shtoj pa e zgjatur se Komisioni i ngritur për këtë hetim ti kërkojë falje vetë Presidentit Meta dhe parlamentit sepse u futet në një lojë të padrejtë, të pamoralshme dhe ngaterruat një dynja vetëm e vetëm që të dëmtonit Presidentin.Përfundimisht duhet ta quajmë një veprim jo kushtetues dhe jo ligjor për çka u ngrit ky komision dhe le të jetë mësim për shumicën parlamentare.

Zjarr Tv Ad