Trajtimi i rastit të 33-vjeçares me probleme të shëndetit mendor, 8 muajshe shtatzanë nga një abuzim i dyshuar nga fqinji 56 vjeçar, nxori në pah edhe dështimin e instucioneve të përkujdesit social. Vëllai e babai i të resë thonë se ata janë në pamundësi për tu kujdesur për të ndaj kërkojnë strehimin në qendra sociale. Familjarët e 33-vjeçares nga Lushnja me probleme të shëndetit mendor, tetë muajshe shtatzanë si pasojë e abuzimit nga fqinji, kërkojnë reagimin e institucioneve të përkujdesit social për trajtimin e rastit. Duke theksuar kushtet e vështira dhe mungesën e një gruaje në shtëpi, vëllai ka kërkuar strehimin e saj në qendra sociale, ndërsa thotë se pas lindjes janë të gatshëm ta rimarrin në shtëpi. Ai tregon se nuk e kishte kuptuar abuzimin e së motrës nga fqinji, i cili u vu në pranga. Historia e abuzimit të vajzës që të gjithë e njohin për problemet e shëndetit mendor ka tronditur zonën. 56-vjeçari, Edi Bushi, i dyshuar si autor i abuzimit mbahet në qeli.
Familja e 33 vjeçares shtatzënë kërkon strehimin në qendër sociale, vëllai i vajzës: Nuk kujdesemi dot
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...