SPAK nuk shohin `peshqit e mëdhenj`, por janë përqendruar te një kuti `sardelesh`

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK edhe pse u krijua me shumë vonesë vazhdoi deri në fund që të ishte `shpresa e fundit` për opinionin shqiptarë, se drejtësia e re pas reformës së zhurmshme dhe të stërzgjatur, do të godiste pikërisht ata që premtonte dikur mbrojtësi i saj më i madh, ambasadori Donald Lu: `Peshqit e mëdhenj`.

Por pavarësisht se gjatë këtyre 8 viteve qeverisja e Rilindjes është karakterizuar nga skandale të paprecedentë korrupsioni, themeluese dhe zbatuese e një skeme gjigante të vjeljes klienteliste të parave të buxhetit nëpërmjet PPP-ve të dyshimta dhe aspak produktive për ekonominë e vendit, SPAK bën sikur “nuk e ka mendjen”.

Ndërkohë që të gjitha raportet ndërkombëtare duke nisur nga ato të Departamentit të Shtetit e nxjerrin qeverinë dhe administratën shqiptare ndër më të korruptuarat në Europë  dhe më gjerë, sërish fokusi i SPAK duket se nuk është ende drejt kryeministrit, ministrave dhe drejtuesve të institucioneve që jo rrallë herë janë kapur “me presh në dorë”.

Edhe për dosjen 339 ku krimi i organizuar u kap në flagrancë nëpërmjet përgjimeve duke bashkëpunuar me eksponentë të lartë të Rilindjes në vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve të shkuara parlamentare, u katandis në arrestimin e ca “cironkave”. U prangosën ca komisionierë “ditëzinj” nëpër ca fshatra të Shijakut dhe Durrësit, por ende nuk e dimë se kush e urdhëroi dhe organizoi vjedhjen masive të votave në vitin 2017.

Pikërisht këtë qasje zhgënjyese dhe të dyshimtë të SPAK ndaj `peshqve të mëdhenj`, mjeshtri Bujar Kapexhiu e ka trajtuar në punën e tij të radhës, botuar te Mapo.

Kjo karikaturë që titullohet me sarkazëm, `Hap i guximshëm`, tregon trupën e prokurorëve të SPAK që nuk shohin `peshqit e mëdhenj`, por janë përqendruar te një kuti `sardelesh` të cilat i konsiderojnë mjaft të rrezikshme.

Image

Zjarr Tv Ad