Kreu i SPAK:”Nuk është ngritur asnjë kallëzim penal ndaj Ndroqit, por..”

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shkruan se autoritetet shqiptare kanë sekuestruar pasurinë e mogulit të medias shqiptare, Ylli Ndroqi. Ai është arrestuar në Turqi dhe Itali dhe mendohet se pasuria e tij është vënë nga trafiku i drogës.

“Por njoftimi për shtyp i SPAK nuk specifikon se çfarë ka ndodhur me dy rastet, por thuhet se pasuritë e Ndroqit dhe familjes së tij janë fituar përmes aktiviteteve kriminale në Shqipëri, Turqi dhe Itali,” shkruan agjencia.

Arben Kraja, kreu i Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i tha agjencisë se “nuk është ngritur asnjë kallëzim penal ndaj Ndroqit, por është hetuar vetëm origjina e pronave të tij”.

Në shkrim thuhet se avokatët e Ndroqit thonë se do apelojnë vendimin e gjykatës dhe e konsiderojnë të motivuar politikisht.

Stacionet televizive të Ndroqit kanë kritikuar Ramën, kurse vetë Ndroqi së fundmi ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës se po tenton që të heshtë gazetarët, shkruan agjencia.

Zjarr Tv Ad