Strazimiri: Vdekjet nga Covid-19 janë 5-fishuar, Rama me pushime

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për ish-deputetin e Partisë Demorkatike Gent Strazimiri, ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri nuk po merren masa përsa i përket pandemisë së Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Strazimiri shkruan se edhe pse në vend vdekjet janë 5-fishuar e bizneset po falimentojnë, kryeministri Rama është me pushime.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP, dhe asnjë ndihmë lidhur me këtë situate.

Postimi i Strazimirit në Facebook

‘’Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se:

* me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë…

* sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë…

* mbulimi i shpenzimeve fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%…

* cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën, dhe me ç’shumë do kontribuojë BE për të arritur maksimumin…

Qeveritë e kryeministrat janë në kulmin e punës!!!

Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerzillikut!!

Në Shqipëri ku rastet janë 5 fishuar, vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë:

* asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione…

* koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt…

* asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën…

I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?!

I vetmi shqetësim është se pse këtë radhë ka veshur brekë..’’

Zjarr Tv Ad