Shënohen 9 të vdékur nga Covid-19 në Kosovë, shifra alarmante e rasteve të reja nga 451 testime

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ende vijojnë të regjistrohen pasoja të rënda nga Covid-19 në Kosovë ku përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 të vdekur dhe 145 raste të reja.

Mësohet se këto të fundit kanë dalë pas testimit të 451 personave të dyshuar, ndërkohë që duhet theksuar se është një shifër mjaft e lartë dhe alarmante duke përllogaritur numrin e ulët të personave që u është marrë tamponi.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur sipas Insitutit të Shëndetit Publik, në  11.275 nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar144 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924

Zjarr Tv Ad